Bota

Aksident masiv në Greqi, humb jetën 1 person, plagosen 16 të tjerë

Protothema shkruan se drejtuesi i mjetit të përmbysur në Rodopi kishte grumbulluar 16 emigrantë.

12 Qershor 2022, 20:07 Nga I.A
Aksident masiv në Greqi, humb jetën 1 person, plagosen 16 të
makina e permbysur

GREQI- Një i vdekur dhe 16 të plagosur është raportimi tragjik i aksidentit automobilistik të  ndodhur mëngjesin e së dielës në Iasmos të Rodopit. Protothema shkruan se drejtuesi i mjetit të përmbysur në Rodopi kishte grumbulluar 16 emigrantë.

Automjeti, i cili dyshohet se ishte vjedhur, është përmbysur kur drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë efektivët e policisë që i kanë bërë shenjë të ndalojë për këqyrje. Më pas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, duke bërë që makina të përmbyset.

Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat e EKAB-it të cilët kanë marrë të plagosurit dhe i kanë transportuar në Spitalin e Komotinit. Javën e kaluar jashtë Komotinit ka ndodhur një tjetër aksident me vdekje me dy të vdekur dhe 12 të plagosur të cilët janë dërguar në spitalin e Ksantisë.

aksident ne greqi

Sondazh

Poll