Bota

NATO, Finlanda refuzon që të anëtarësohet pa Suedinë

Sot, Niinistö priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në rezidencën e tij verore Gullranda, ku edhe mbajtën një konferencë për shtyp.

12 Qershor 2022, 18:22 Nga k.m.
NATO, Finlanda refuzon që të anëtarësohet pa Suedinë
Foto ilustruese

HELSINKI- Finlanda nuk do të vazhdojë procesin e saj në NATO pa Suedinë. Kështu thotë presidenti finlandez Sauli Niinistö kur u pyet nëse Finlanda mund të konsiderojë anëtarësimin e vetme në NATO, nëse ka komplikime me anëtarësimin suedez.

Sot, Niinistö priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në rezidencën e tij verore Gullranda, ku edhe mbajtën një konferencë për shtyp.

A mund të imagjinohet një situatë ku Finlanda vazhdon procesin e saj pa Suedinë?

Sauli Niinistö: Kur vizitova për herë të fundit Suedinë, e thashë shumë qartë. Në Suedi është thënë se “puna e Finlandës është e jona”. Në të njëjtën mënyrë, kauza e Suedisë është e jona. Kjo do të thotë që ne shkojmë më tej krah për krah.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO muajin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, kërkesa e tyre përballet me kundërshtimin e Turqisë, e cila i akuzon ata për mbështetjen dhe strehimin e luftëtarëve kurdë, si dhe grupeve të tjera, të cilat Ankaraja i cilëson si terroriste.

Marrë nga DN

suedia ne nato finlanda ne nato nato

Sondazh

Poll