Bota

19-vjeçari në Itali rrëfen krimin e rëndë: Ejani se vrava babanë

I riu nga Sesto San Giovanni, në rrethinat e Milanos, rrëfeu vrasjen e prindit të tij 57-vjeçar.

12 Qershor 2022, 17:32 Nga I.A
19-vjeçari në Itali rrëfen krimin e rëndë: Ejani se
Foto Ilustruese

ITALI- “Ejani se vrava babanë”, këto ishin fjalët e para të një 19-vjeçari në Itali në momentin që telefonoi policinë. ilriformista shkruan se i riu nga Sesto San Giovanni, në rrethinat e Milanos, rrëfeu vrasjen e prindit të tij 57-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes në via Saint Denis, përballë spitalit të ish-Stalingradit të Italisë. Ushtarët e Kompanisë lokale, të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje, e kanë gjetur të riun në gjendje shoku.

Trupi i vdekur dhe i coptuar i babait të tij ishte në dhomën e tij të gjumit. Pasi e vrau, djali u përpoq ta bënte copë-copë. Vrasja ndodhi brenda 24 orëve të së shtunës, ndërkohë që thirrja e karabinierëve u bë mëngjesin e sotëm.

vrasje ne itali krim ne familje ne itali

Sondazh

Poll