Bota

Vazhdojnë thirrjet anti Kosovë në Serbi, qytetarët në Beograd këndojnë me thirrje nacionaliste

Telegrafi shkruan se në një koncert të mbajtur nga “Beogradski Sindikat” në Tashmajdan të Beogradit, qytetarët së bashku më grupin i kanë kënduar Kosovës me thirrje nacionaliste.

12 Qershor 2022, 19:46 Nga I.A
Vazhdojnë thirrjet anti Kosovë në Serbi, qytetarët në
Foto Ilustruese

SERBI- Nuk është hera e parë që serbët i këndojnë Kosovës me këngë nacionaliste. Telegrafi shkruan se në një koncert të mbajtur nga “Beogradski Sindikat” në Tashmajdan të Beogradit, qytetarët së bashku më grupin i kanë kënduar Kosovës me thirrje nacionaliste. Ky grup muzikor është i njohur për përmbajtjen nacionaliste në tekstet e tyre. Lidhur me këtë ka pasur reagime në rrjetet sociale.

“Pse këndojnë për luftën dhe kthimin e Kosovës e vijnë e qëndrojnë në Beograd? A jam ka i kuptoj mirë ata se vetëm e inkurajojnë luftën dhe se duan ta shpëtojnë jetën e tyre?”, thuhet në një reagim.

Ndërsa sipas politikanes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviç, sistemi që i gënjen qytetarët në Serbi kontrollohet nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

“A e dinë këta të rinj (ndoshta me të drejtë të pakënaqur) se ‘sistemi që i gënjen’ kontrollohet nga Vuçiçi dhe jo nga “Perëndim i kalbur” imagjinar?”, thekson Trajkoviç.

beogradski sindikat rada trajkoviç aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll