Bota

Stoltenberg: Shqetësimet e Turqisë për pranimin Suedi-Finlandë në NATO janë legjitime

Këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

12 Qershor 2022, 18:51 Nga DOSJA
Stoltenberg: Shqetësimet e Turqisë për pranimin
Jens Stoltenberg

FINLANDË- Shqetësimet e sigurisë së Turqisë dhe kundërshtimi i saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë të pranueshme. Këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Stoltenberg vizitoi Presidentin Sauli Niinisto dhe tha se ishte e rëndësishme të theksohet se asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk kishte pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia dhe seshqetësimet e saj duhet të merren seriozisht.

“Këto janë shqetësime të pranueshme për terrorizmin, por edhe për eksportet e armëve”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto teksa e vizitoi atë në rezidencën e tij verore në Naandali, Finlandë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO muajin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, kërkesa e tyre përballet me kundërshtimin e Turqisë, e cila i akuzon ata për mbështetjen dhe strehimin e luftëtarëve kurdë, si dhe grupeve të tjera, të cilat Ankaraja i cilëson si terroriste.

Stoltenberg tha se Turqia ishte një aleat i rëndësishëm për NATO-n duke pasur parasysh pozicionin e saj strategjik në Detin e Zi midis Evropës dhe Lindjes së Mesme dhe përmendi mbështetjen turke për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

jens stoltenberg sauli niinisto

Sondazh

Poll