Bota

Nuk i dorëzoi tanket, Polonia kritika ndaj Gjermaninë, zyrtari:Mungesë angazhimi

Një kërkesë iu bë Berlinit për tanke në mënyrë që të zëvendësohen ato që Polonia i ka dhënë Ukrainës, por negociatat nuk kanë arritur ndonjë përparim, tha Soloch për mediat polake.

12 Qershor 2022, 14:48 Nga REL
Nuk i dorëzoi tanket, Polonia kritika ndaj Gjermaninë,
Tank

POLONI- Një zyrtar i lartë polak ka akuzuar qeverinë gjermane se ka treguar mungesë angazhimi kur bëhet fjalë për dorëzimin e premtuar të tankeve në Varshavë.

“Bisedimet kanë ngecur. Nuk shihet ndonjë vullnet të mirë. Le të shpresojmë se do të ndryshojë", tha Pawel Soloch, i cili shërben si kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare.

Një kërkesë iu bë Berlinit për tanke në mënyrë që të zëvendësohen ato që Polonia i ka dhënë Ukrainës, por negociatat nuk kanë arritur ndonjë përparim, tha Soloch për mediat polake.

"Ndihma ushtarake gjermane, pavarësisht nëse është për Ukrainën apo nëse është për vendet që ofrojnë atë ndihmë, nuk i përmbush pritjet", tha ai.

Polonia po mbështet vendin e saj fqinj me tanke T-72 të prodhimit sovjetik dhe Varshava e ka bërë të qartë se pret zëvendësime nga partnerët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në këmbim.

Një pjesë e madhe e arsenalit të tankeve në forcat e armatosura polake përbëhet nga tanke gjermane Leopard.

Sondazh

Poll