Aktualitet

Mbante armë me vete, detaje nga atentati ndaj Sadikajt, shpërthimi i fortë lëndoi një grua dhe një fëmijë

Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi i telekomanduar ka qenë shumë i fortë aq sa ka lënduar dhe një grua dhe një fëmijë të cilët ndodheshin në një makinë pranë makinës së viktimiës.

12 Qershor 2022, 09:28 Nga d.a
Mbante armë me vete, detaje nga atentati ndaj Sadikajt, shpërthimi i
atentati ndaj Sadikaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i djeshëm ku u ekzekutua 27-vjeçari nga Memaliaj Aleksandër Sadikaj pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi i telekomanduar ka qenë shumë i fortë aq sa ka lënduar dhe një grua dhe një fëmijë të cilët ndodheshin në një makinë pranë makinës së viktimës. 

Gjithashtu nga konstatimi i skenës Sadikajt i është gjetur një armë, të cilët mesa duket e mbante për vetëmbrojtje dhe po punohet për verifikimin e kamerave të sigurisë së zonës të cilat thuhet se kanë filmuar gjithçka.

Nga shpërthimi i makinës 27-vjeçari fillimisht humbi dy gjymtyrët e tij dhe pavarësisht kësaj ai arrti të dilte nga makina dhe të shkonte deri në anë të rrugës. Edhe pse më pas u mor nga kalimtar të rastit dhe u dërgua në spital Sadikaj nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën. 

Sipas të dhënave paraprakre dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë dhe se vrasja është e porositur, kjo pasi Sadikaj ishte emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ishte kapur dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

 

vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2022, 23:58 F.M

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Foto Ilustruese VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se automjeti tip "Fo...