Politike

Scholz i kërkoi Serbisë njohjen e Kosovës, Berisha: E përshëndes, duhen edhe sanksione ndaj Rusisë

Scholz i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union.

11 Qershor 2022, 20:55 Nga F.M
Scholz i kërkoi Serbisë njohjen e Kosovës, Berisha: E
Sai Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri e kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili nga Prishtina i kërkoi Serbisë njohjen e Kosovës. Berisha shkruan në një postim se Scholz ka pranuar hapta qëndrimin ndaj Sebisë, ndërsa Presidenti Aleksandër Vuçiç po bën rolin e të paditurit. Sipas Berishës, Scholz i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union.

Postimi i plotë: 

Kerkesa qe duhen pershendetur!
Te dashur miq, vlejnë për t'u vlerësuar dhe pershendetur kërkesat e bëra dje në Beograd nga kancelari gjerman Scholz, i cili i kërkoi publikisht serbomadhit Vuçiç njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ne konferencen e tij per shtyp Kancelari Scholz tha se “marrëveshja në fund duhet gjithashtu të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.", u shpreh Scholz, duke shprehu keshtu per here te pare haptas qendrimin e vendit te tij ndaj marrveshjes Kosove-Serbi.
Ndërkohë Vuçiç luajti rolin e te paditurit dhe hipokritit, duke u shprehur se "ne e dëgjuam vetëm sot, për herë të parë, se po kërkohet njohja reciproke. Nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë këtë gjë nga Evropa.”
Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviçin, Vuçiç theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë."
Me kete deklerate presidenti i serbomadhise Vuçiç krahasoj nderhyrjen çlirimtare te NATO-s ne Kosove me pushtimin barbar rus ne Ukraine.
Por kancelari Scholz i bëri fare të qarta qëndrimet dhe kërkesat lidhur me çështjen e Kosovës, sigurinë e paqen në Rajon si edhe luftën në Ukrainë.
Në vizitat e tij në Prishtinë e Beograd, kancelari gjerman nuk la pa përmendur sanksionet ndaj Rusisë. Nga njëra anë ai përgëzoi Kosovën e cila, njësoj si shtetet perëndimore, i është bashkuar ndëshkimit ndaj Moskës. Nga ana tjetër, ai i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union.
“Në kohët që po jetojmë, vlera e paqes dhe sigurisë na është bërë mëse e qartë sërish; një arsye më shumë dhe e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje politike dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal”, tha Scholz.
Duke pershendetur kerkesat e Kancelarit Scholz gjate vizites se tij ne Beograd, denoj gjithashtu reagimet e serbomadhit Vuçiç i cili sot, me politiken qe ndjek, eshte faktor kryesor konfliktualiteti ne rajon.

Scholz u takua me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë një konference të përbashkët shtypi,kancelari gjërman kërkoi të njihej Kosova nga Serbia. Ai tha se Bashkimi Evropian nuk është një vend që mund të pranojë një Serbi qënuk e njeh Kosovën si shtetit. Sipas tij, Vuçiç nuk duhet të krijojë iluzione për integrimin e vendit në BE pa e njohur Kosovën. 

sali berisha olaf scholz

Sondazh

Poll