Art&Argëtim

“Mami më vishte si vajzë”- Arbër Hajdari: Nuk dua të bëhem pjesë e kësaj politike

Arbëri ka folur dhe për një periudhë të vështirë në fëmijërin e tij.

11 Qershor 2022, 11:06 Nga D.K
“Mami më vishte si vajzë”- Arbër Hajdari: Nuk dua
Arbër Hajdari

TIRANË- Arbër Hajdari ka folur për fëmijërinë, momentet kur mamaja e tij e vishte si vajzë por dhe për planet për t'iu futur politikës. I ftuar në 'Më lër të flas' ish-opinionisti i 'Big Brother Vip' është shprehur se mamaja e tij deri në moshën 2-vjeçare e ka veshur me rroba vajzash pasi prindrit e tij dëshironin  një vajzë. Arbëri ka folur dhe për një periudhë të vështirë në fëmijërin e tij. Ai shprehu se ka pasur një problem të rëndë shëndetësor me të cilin ka luftuar për disa vite.

Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem.”- tha Arbri.

 Kur u pyet nga moderatorër e emisionit nëse në të ardhmen do e shikojmë në politikë ai u shpreh se politika nuk u lë vend njerëzve si ai.

Nuk kam menduar për shkak se mendoj që nuk ka vend për njerëz si unë, apo që pretendoj të hyj tek ajo kategori e njerëzve, që politika shqipatre nuk ka vënd për to. Nuk ka vend për shkak se sistemi i cili kanë krijuar nuk të jep një lloj hapësire që ti nëpërmjet asaj që duan njerëzit t’i përfaqësosh. Pjesë e kësaj politike nuk do të bëhem kurrë.”-u shpreh ai.

 

arbër hajdari

Sondazh

Poll