Art&Argëtim

Justin Bieber shtyn datat e turneut për shkak të paralizës së fytyrës

Ai kërkoi nga fansat e tij të jenë të durueshëm pasi tre shfaqje të turnout të tij botëror do të anulohen pasi nuk është i aftë fizikisht për momentin.

11 Qershor 2022, 08:57 Nga J.B
Justin Bieber shtyn datat e turneut për shkak të paralizës
Justin Bieber

SHBA- Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar se vuan nga paraliza e fytyrës pas anulimit të shfaqjeve këtë javë. 28-vjeçari përmes një videoje në Instagram tregoi se paraliza e fytyrës është për shkak të një diagnoze të sindromës Ramsay Hunt.

"Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime... Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime. Është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë,"- tha Bieber teksa tregonte anën e djathtë të fytyrës së tij.

Sipas BBC, ai kërkoi nga fansat e tij të jenë të durueshëm pasi tre shfaqje të turnout të tij botëror do të anulohen pasi nuk është i aftë fizikisht për momentin.

"Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por, padyshim, trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj. Shpresoj që ju të kuptoni. Unë do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t'u çlodhur dhe për t'u rikthyer në njëqind për qind në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë,"-tha Justin Bieber.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pubity (@pubity)

Bieber shtoi se ai ka bërë ushtrime të fytyrës për t'u "rikthyer në normalitet", por se nuk e di se sa kohë do të duhet për t'u rikuperuar. Ai do të luante në Uashington DC dhe Toronto në fillim të kësaj jave. Sipas ekspertëve të mjeksisë sindroma Ramsay Hunt mund të shkaktojë paralizë të fytyrës dhe humbje të dëgjimit në veshin e prekur. Ajo për shumë njerëz është e përkohëshme por mund të bëhet edhe e përhershme.

justin bieber

Sondazh

Poll