Art&Argëtim

Greta Koçi zbulon këngën e saj më pak të preferuar

Këngëtarja Greta Koçi ka zbuluar këngën e saj më pak të preferuar e cila është "Pije Detin".

11 Qershor 2022, 10:12 Nga j.c
Greta Koçi zbulon këngën e saj më pak të preferuar
Greta Koçi

TIRANË- Këngëtarja Greta Koçi së fundmi në Instagram i ka dhënë mundësinë ndjekësve ta pyesin rreth karrierës së saj muzikore. Një ndjekës e ka pyetur këngëtaren se cila është ajo këngë që e ka publikuar por nuk i ka pëlqyer dhe Greta i është përgjigjur duke i treguar se kënga që nuk i pëlqen është “Pije Detin”.

“‘Pije detin’. Kërkoj ndjesë sepse autorët janë profesionistë të vrtetë dhe autorë të qindra hiteve, por mbase atëherë ishte kohë tjetër dhe kënga ishte super ok. Sot nuk më pëlqen hic po hic,”-shkruajti Greta.

Greta Koçi zbulon këngën e saj më pak të preferuar
Greta Koçi

Së fundmi Greta Koçi ka publikuar një projekt të ri muzikorë të titulluar “Motra”, i cili ka rezultur mjaft i suksesshëm. Këngëtarja prej vitesh jeton mes Shqipërisë dhe Vienës, ajo gjithashtu gjatë një interviste televizive ka pohuar se tashmë është martuar me një djalë me origjinë shqiptare dhe ka një jetë të re në Vjenë.

greta koci

Sondazh

Poll