Art&Argëtim

Ishte në makinë me një femër, qëllohet për vdekje reperi FBG Cash

Me të në makinë ishte dhe një femër 29-vjeçare, e cila gjithashtu është plagosur dhe tani ndodhet në gjendje kritike.

11 Qershor 2022, 09:34 Nga j.c
Ishte në makinë me një femër, qëllohet për vdekje
FBG Cash

SHBA- Reperi amerikan Tristian Hamilton i cili njihet me emrin e artit si FBG Cash është qëlluar për vdekje të premtën në mëngjes në Çikago. Ai u qëllua brenda automjetit të tij në një lagje të Çikagos. Me të në makinë ishte dhe një femër 29-vjeçare, e cila gjithashtu është plagosur dhe tani ndodhet në gjendje kritike. Emri i saj nuk është identifikuar në media.

Sipas mediave të huaja, autorët raportohet se ishin me një makinë të zezë, kur ndaluan, dolën dhe hapën zjarr ndaj automjetit të FBG Cash. Më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Hamilton ishte pjesë e një grupi reperësh të njohur si “Fly Boy Gang”. 

Dy vite më parë, një tjetër anëtar i grupit, FBG Duck, u vra në mes të ditës në Gold Coast nga katër persona të maskuar.

Ndërkohë policia po heton dhe po punon për identifikimin e autorëve të vrasjes. Videoklipi më i fundit muzikor nga FBG Cash, i titulluar “Intro”, doli vetëm dy javë më parë.

fbg cash

Sondazh

Poll