Aktualitet

Zgjidhet zëvendës Drejtori i ri i Prokurorisë së Posaçme, kujt iu besua posti?

Për dy vite, prokurori Altin Dumani do të jetë në funksionin e zëvendës Drejtuesit të SPAK.

11 Qershor 2022, 08:50 Nga A.B
Zgjidhet zëvendës Drejtori i ri i Prokurorisë së
SPAK

TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur zëvendës drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Për dy vite, prokurori do të jetë në funksionin e zëvendës Drejtuesit të SPAK. Lajmi bëhet me dije nga prokuroria e Posaçme e cila thekson se caktimi i Altin Dumanit ka afat dy vjeçar.

Zgjidhet zëvendës Drejtori i ri i Prokurorisë së
Altin Dumani

Njoftimi i SPAK: 

Me datë 10 Korrik 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite : “ Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”.Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët, në mënyrë unanime, propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani. Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi :”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”

altin dumani spak

Sondazh

Poll