Aktualitet

Vrasja e Gjikës në serë/ Autori veproi i vetëm, e qëlloi disa herë, u largua në këmbë

Roja i serës së perimeve u gjet i pajetë nga banorët e zonës me disa plagë të shkaktuara nga goditja e thikës.

11 Qershor 2022, 08:31 Nga A.B
Vrasja e Gjikës në serë/ Autori veproi i vetëm, e
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Autor i vrasjes së vëllait të kryeplakut të fshatit Grecalli dyshohet të jetë vetëm 1 person. Ky i fundit, pasi ka kryer krimin, është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, duke lënë në tokë trupin e Petraq Gjikës. 

Roja i serës së perimeve u gjet i pajetë nga banorët e zonës me disa plagë të shkaktuara nga goditja e thikës. Grupi hetimor po merr objekte dhe prova nga vendi i ngjarjes që mund të çojnë tek autori i saj. Ekspertë të drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën.

vritet petraq gjika

Sondazh

Poll