Aktualitet

Shpërthimi i transformatorit elektrik dje në autostradë, arrestohet një person (Emri)

26 Korrik 2019, 13:49 Nga DOSJA
Shpërthimi i transformatorit elektrik dje në autostradë,

TIRANË– Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka lidhje me shpërthimin e transformatorit dje në Tiranë, ku humbi jetën një person.

Në prangat e policisë ka rënë i riu, shtetasi RobertDauti, banues në Tiranë, i cili akuzohet për shkeljen e rregullave të punës. 

Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë,“- shkruhet në njoftimin e Policisë. 

Ngjarja ndodhi dje në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa viktima është punëtori Gjergji Sula, në gjendje të rëndë në QSUT janë Fari Çollaku dhe Andi Bojni 22 vjeç.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 36 vjeçar policia e shtetit robert dauti shperthimi i transformatorit ne tirane tirane arrestohet nje 36 vjeçar policia e shtetit robert dauti shperthimi i transformatorit ne tirane tirane

Sondazh

Poll