Aktualitet

KLGJ zhbllokon Gjykatën e Lartë, zgjidhen gjyqtarët që do shqyrtojnë ekstradimet

26 Korrik 2019, 13:17 Nga DOSJA
KLGJ zhbllokon Gjykatën e Lartë, zgjidhen gjyqtarët që do

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë zgjidhje Gjykatës së Lartë, duke formuar trupat gjykuese për 4 çështje. KLGJ ka caktuar sot se gjyqtarët që do të shqyrtojnë këto çështje janë: Sokol Binaj dhe Albana Boksin. Binaj dhe Boksi janë gjyqtarë pranë Apelit të Krimeve të Rënda.

Dy gjyqtarët u zgjodhën me short, dhe plotësonin kriteret që të kishin 13 vite eksperiencë dhe kanë kaluar Vetting-un. Ata do të kenë funksion të përkohshëm dhe do të marrin vendime vetëm për çështjet e ekstradimeve.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë është anëtar vetëm Ardian Dvorani, pasi sot u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelit edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Kështu, KLGJ zgjodhi sot anëtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarët Albana Boksi dhe Sokol Binaj, të cilin janë pjesë e Apelit të Krimeve të Rënda.

Çështjet që do të gjykohen

Hajri Seferi, i arrestuar i “Vol-Vo 4”, i kërkuar nga Italia

Robens Berberi, i dënuar me 18 vjet burg për trafik droge në Itali

Besnik Leka, i kërkuar nga Italia për trafik droge

Kastriot Elezaj, i dyshuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni

Valentina Dushku, e kërkuar nga Itali

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi ekstradimet ne gjykaten e larte gjykata e lartë sokol binaj albana boksi ekstradimet ne gjykaten e larte gjykata e lartë sokol binaj

Sondazh

Poll