Aktualitet

Shiste ujë me makinën e ndërmarrjes, arrestohet shoferi i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës (AKUZAT)

26 Korrik 2019, 09:31 Nga DOSJA
Shiste ujë me makinën e ndërmarrjes, arrestohet shoferi i

Durrës- Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë shoferi i drejtorisë së Ujësjellës Kanalizmeve dhe një qytetar tjetër.

Ata kanë rënë në prangat e policisë pas operacionit të koduar “Porosia e Fundit” për veprat penale të vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Nga policia është arrestuar A. Gj., 50 vjeç,  me detyrë shofer pranë Drejtorisë UKD dhe një 56-vjeçar me iniciale S.P. 50 vjeçari me automjetin e kësaj ndërmarrjeje shpërndante ujë për subjekte dhe persona të interesuar kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë:

Pas hetimeve disa mujore në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, u arrestua A. Gj., 50 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Durrës, me detyrë shofer pranë Drejtorisë UKD sh.a..

Shoferi i UKD-së, me automjetin e kësaj ndërmarrjeje shpërndante ujë për subjekte dhe persona të interesuar kundrejt pagesës.

Po ashtu u arrestua S. P., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, sepse vidhte ujë në tubacionin e UKD sh.a., Durrës, duke e tregtuar në subjekte dhe persona të interesuar.

Punonjësi i UKD-së  A. Gj., do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Ndërsa S. P., për veprën penale “Vjedhja”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 policët e arrestuar në durrës arrestohet shoferi i ujësjellës kanalizimeve shiste ujë me makinën e ndërmarrjes 6 policët e arrestuar në durrës arrestohet shoferi i ujësjellës kanalizimeve shiste ujë me makinën e ndërmarrjes

Sondazh

Poll