Aktualitet

Thyen masën e arrestit dhe kontrabandë cigaresh, në pranga 47-vjeçari në Tiranë

26 Korrik 2019, 12:33 Nga DOSJA
Thyen masën e arrestit dhe kontrabandë cigaresh, në pranga

TIRANË– Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia, theu masën e e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe u kap duke tregtuar mallra kontrabandë pa pullë fiskale, vihet në pranga nga Policia.

I arrestuari është shtetasi me iniciale, – A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte veprimtari të paligjshme duke tregtuar mallra kontrabandë pa pullë fiskale, vihet në pranga nga Policia.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë, kishte thyer masën e sigurisë dhe ushtronte aktivitet duke tregtuar mallra pa pullë fiskale, kryesisht cigare të markave të ndryshme, kanë organizuar punën duke bërë kapjen në flagrancë të shtetasit:

– A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u konstatua në rrugën “Gjergj Legisi ”, Laprakë, duke lëvizuar me automjetin e tij, në të cilin kishte të ngarkuara  58 steka cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabandë me mallra qe paguhet aksizë”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabande”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave ” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit “.

(a.m/dosja.al)

vijon..

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll