Aktualitet

U arrestua për ndërtim pa leje, lirohet nga burgu administratori i PS-së (Video)

26 Korrik 2019, 09:51 Nga DOSJA
U arrestua për ndërtim pa leje, lirohet nga burgu administratori i

Fier-Administratori i Njësisë Dermenas, Dilaver Shyti dhe Almer Shena, të cilët u arrestuan për një ndërtim pa leje në bregdetin e Darzezës janë liruar nga burgu.

Trupi gjykues ka dhënë për administratorin e Njësisë Dermenas, Dilaver Shytin “detyrim paraqitje” si dhe të njëjta masë është vendosur për Almer Shenën.

Shyti u arrestua nga policia 3 ditë më parë por tashmë gjykata ka vendosur për të “detyrim paraqitje”.

Njoftimi i arrestimit:

Operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm dhe ndërtimeve pa leje.

Policia ndalon për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Njësisë Administrative Dërmënas dhe një shtetas tjetër për “Ndërtim pa leje”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të masave të mara kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtimeve të paligjshme, pas një kontrolli të ushtruar në plazhin e Darzezës, bënë ndalimin e shtetasve:

D.Sh, 50 vjeç, banues në Darzezë (Kryetar i Njësisë Administrative Dërmënas).

A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran.

Shtetasi D.Sh, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit D.Sh dhe për veprën penale “Ndërtim pa leje” në ngarkim të shtetasit A.Sh.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat për ndërtim pa leje lirohet nga burgu administratori i ps-së lirohet nga burgu dilaver shyti akuzat për ndërtim pa leje lirohet nga burgu administratori i ps-së lirohet nga burgu dilaver shyti

Sondazh

Poll