Aktualitet

Dosja “Hajdari”/ Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Izet Haxhisë për lirim nga burgu

26 Korrik 2019, 11:24 Nga DOSJA
Dosja “Hajdari”/ Krimet e Rënda rrëzojnë

Tiranë- Ditën e sotme Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për ndryshim mase, pasi ky i fundit ka kërkuar lirimin nga burgu.

Kjo kërkesë është bërë duke u bazuar me argumentin se Haxhia ka kryer 13 vite paraburgim që konvertohen në 20 vite burgim.  Ndërkohë që seanca e radhës është shtyrë për në datën 6 shtator në orën 14:30. “Nuk do të drejtojmë drejtësinë copy-paste të urdhëruar.”, është shprehur avokati mbrojtës.

Ndryshim të masës së sigurisë Haxhia kërkoi edhe më 18 qershor por u rrëzua.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja hajdari idajet beqiri izet haxhia dosja hajdari idajet beqiri izet haxhia

Sondazh

Poll