Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali, dy kapen, Edison Pula vijon i lirë
Edison Pula, momenti i arratisjes ITALI- Edison Pula, anëtari i bandës së Nikles dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisu...
Në momentin që ka parë sinjalin nga policia, Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar se kishte armë në brez ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka rritur shpejtësinë dhe ka përplasur efektivë.
DURRËS- Dy efektivë policie të një patrulle u përplasën nga një mjet i llojit “Range Rover” në momentin që drejtuesit të këtij të fundit iu bë shenjë që të ndalonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në Durrës një natë më parë, rreth orës 22:40, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Dosja.al zbardhi dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë që erdhi pasi efektivët tentuan të ndalonin e kontrollonin dy të rinjtë që udhëtonin me “Range Rover”.
Në momentin që ka parë sinjalin nga policia, Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar se kishte armë në brez ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i ka ardhur shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, identiteti i të cilit ende nuk dihet, duke i dhënë makinës gaz në kundravajtje e duke përplasur dy efektivët. Për pasojë, njëri prej tyre, me inicialet G.M., është në gjendje të rëndë për jetën dhe i shtruar në spital.
Ndërsa Pici është futur nëpër rrugët e qytetit, duke hedhur edhe armën e zjarrit, e cila është gjetur gjatë ndjekjes që po i bënin kolegët e efektivëve që mbetën të plagosur. Arma është gjetur dhe do të dërgohet në laborator për të parë nëse është përdorur për ngjarje kriminale. Deri më tani, Dosja.al ka mësuar se Pici është një i ri nga Shijaku, i cili nuk ka precedentë penalë të mëparshëm, por është ndaluar edhe njëherë tjetër për prosdim të lëndëve narkotike.
Kërkimet për kapjen e shokut të tij vijojnë. Makina tip "Range Rover" është parë duke vijuar rrugën drejt Vilës së Zogut, e më pas është 'zhdukur'.
Edison Pula, momenti i arratisjes ITALI- Edison Pula, anëtari i bandës së Nikles dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisu...
Digjet banesa VLORË- Digjet banesa në Radhimë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 07:30 të ditë...
Lidhja e Prizrenit TIRANË- Për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot të gjitha shkollat në Shq...
Moti TIRANË-Moti nuk po gjen qetësi! Edhe ditën e sotme territori i Shqipërisë do të jetë i pushtuar nga reshjet e shiut...
Fatbardha dhe Sokrat Lelaj FIER- Personat që po shihni në foton e mësipërme janë Fatbardha dhe Sokrat Lelaj, çifti që ...
Gerti Skënderaj FIER- Pamjet e mëposhtme janë të Gerti Skënderajt, personit që është aksidentuar mbrëmjen...
Pamje nga aksidenti FIER- Numri i personave që kanë humbur nga aksidenti i sotëm në Fier ka shkuar në 3. Pasi humbi jetën pun...
Foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enj...
Pamje nga Durrësi DURRËS- Aksidentimi i dy efektivëve të Policisë së Durrësit ka ngritur në këmbë unifor...
Foto Ilustruese FIER- Policia ka bërë bilancin e aksidentit të sotëm në aksin Levan-Fier. Mësohet se nga aksidenti kanë ...