Aktualitet

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali, dy kapen, Edison Pula vijon i lirë

Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet ku shqiptarët shihen të vrapojnë në fusha dhe shkruajnë se e gjitha kjo skenë ngjan me komedinë e frymëzuar nga historia e vëllezërve Dalton.

10 Qershor 2022, 08:16 Nga A.B
Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali, dy kapen, Edison Pula vijon
Edison Pula, momenti i arratisjes

ITALI- Edison Pula, anëtari i bandës së Nikles dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisur nga burgu në Treviso të Italisë duke ngritur në këmbë autoritetet italiane. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të kaluar. Shqiptarët kanë prerë fillimisht hekurat e qelisë dhe më pas me ndihmën e çarçafëve kanë kapërcyer murin kryesor dhe kanë zbritur në fushën që i çonte drejt rrugës kryesore. Por, dy bashkëpunëtorët e Pulës nuk ishin edhe aq me fat. Ata u kapën dhe u kthyen sërish në qelinë e burgut italian, kurse 27-vjeçari nga Nikla vijon arratinë. Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet ku shqiptarët shihen të vrapojnë në fusha dhe shkruajnë se e gjitha kjo skenë ngjan me komedinë e frymëzuar nga historia e vëllezërve Dalton.

Përse çfarë akuzohet Pula nga autoritetet italiane?

Edison Pula u arrestua në shkurt të këtij viti së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Imer Masha nga skuadra “Belluno”. Ata e si pjesë të grupit të strukturuar kriminal të cilët për disa muaj kanë grabitur banesa të shumta. Konkretisht, renditen si grabitës diamantësh, florin e kasafortash. Policia kishte zbuluar strofkën e tyre në një vilë të madhe të pabanuar në fshatin Carbonera dhe Zëvendësprokurorja e Bellunos, Marta Tollardo kishte urdhëruar kontroll, i cili rezultoi në kapjen e Pulës. Në vendin ku ai u arrestua, agjentët gjetën edhe disa mjete që shërbejnë për të hapur dyert, ku përfshihej një disk prerës, detektorë frekuencash dhe madje edhe instrumente për të matur pastërtinë e diamanteve.

Kush është Edison Pula?

Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërrua në vitin 2016 në kuadër të një operacioni “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë. Pula u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë e të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në ‘bandës së tritolit’ dhe një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj me eksploziv ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në Larushk në të njëjtin vit. Por, edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie, Pula, në momentin që zbriti nga furgoni, mundi tu shpëtojë policëve dhe të arratiset nga komisariati i Fushë Krujës. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u lënë me duar bosh efektivët që sapo kishin finalizuar aksionin e shkatërrimit të bandës së Niklës. Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën, por pa sukses. Edison Pula udhëtoi edhe drejt Italisë ku vijoi jetën e tij për gjashtë vite me radhë, deri në shkurt të këtij viti. Të dy u dërguan në burgun e Trevisos në Itali, ku Pula u arratis dje.

Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Ndjekjes UILPA deklaroi se arratisja është kryer me metodë klasike. De Fazio kërkoi që shteti të marrë më shumë masa për sigurinë në burgje.

“Vetëm pak orë më parë, në një deklaratë, me metaforë, folëm për arratisjen nga burgu të operatorëve dhe drejtuesve të burgjeve; as koha për ta përhapur dhe mësuam për një arratisje të vërtetë, një tjetër, e kryer me metodën më klasike. E gjithë kjo rikthen, nëse ka pasur ende nevojë dhe dikush nuk e ka kuptuar, tablonë e joefikasitetit, përafrimit dhe pasigurisë në të cilën gjenden burgjet e vendit. Për ta bërë këtë, megjithatë, nuk mund të anashkalohet përshtatja e stafit të Policisë së Burgjeve, 18 mijë njësitë e munguara, si dhe përmirësimi i teknologjive dhe pajisjeve. Me këtë duhet të merret kryeministri Mario Draghi, ministrja e Drejtësisë Marta Cartabia dhe kreu i DAP-së, Carlo Renoldi, për të cilët, në të vërtetë, nuk kemi asnjë lajm për ndërhyrje të prekshme që nga inaugurimi i tij. Pjesa tjetër janë thjesht deklarata parimore dhe pasarela të dobishme, ndoshta për të mbledhur një konsensus, por sigurisht jo për kauzën”, përfundon De Fazio.

arratisen shqiptaret nga burgu ne itali itali edison pula

Sondazh

Poll