Politike

Zelensky bisedon me Abazoviç, e fton të shkojë në Kiev: Jam mirënjohës për mbështetjen

Zelensky gjithashtu e ka ftuar Abazoviç që të vizitojë Kievin, ftesë kjo e pranuar nga kryeministri malazez.

9 Qershor 2022, 23:07 Nga I.A
Zelensky bisedon me Abazoviç, e fton të shkojë në Kiev:
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka biseduar ditën e sotme në telefon me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç. Me anë të një postimi në Twitter, Zelensky tha se është mirënjohës për mbështetjen e plotë të Malit të Zi në drejtim të integrimit evropian të Ukrainës, si dhe sanksioneve kundër Rusisë. Zelensky gjithashtu e ka ftuar Abazoviç që të vizitojë Kievin, ftesë kjo e pranuar nga kryeministri malazez.

“Jam mirënjohës për mbështetjen e plotë në këtë drejtim dhe sa i përket sanksioneve. Ne kemi vendosur plane për bashkëpunimin e ardhshëm dypalësh dhe rajonal”, tha Zelensky.

Sondazh

Poll