Politike

Braçe thirrje qeverisë: Rregulloni çmimin për secilin grumbullues gruri, blijani fermerëve

Braçe u shpreh se qeveria duhet që të merret me analizimin e kostove e nëse është e nevojshme të blejë të gjithë grurin

9 Qershor 2022, 13:46 Nga DOSJA
Braçe thirrje qeverisë: Rregulloni çmimin për secilin
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi nga qeveria që të rregullojë çmimin për grumbulluesit e grurit. Nga seanca parlamentare, Braçe u shpreh se qeveria duhet që të merret me analizimin e kostove e nëse është e nevojshme të blejë të gjithë grurin e fermerëve.

'Ka një problem të madh në parlament, kur thua të vërteta del dikush që vë në dyshim faktet dhe opinionet. Dua të them se kriptomonedhat dhe tregtia e tyre është aktivitet kriminal, është turp të quhet risi, risi është teknologjia. është treg i paligjshëm, është turp që të relativizohet kjo gjë. u fol për emërime, nuk ka asnjë me mbiemër Braçe dhe në trung në institucionin e AMF-së që të relativojë atë që them unë si mendime e të vërteta. Bordet janë instrumenta të mbështetura në ligj, as fashiste, bordi as ul e as rrit cmime, i rrit dhe i ul kërkesa e oferta. Ka vetëm një qëllim. Ka rast që e ka bërë dhe e duhen shpjeguar sic duhen. I kërkoj qeverisë që të kushtëzojë përdorimin e garancisë sovrane për të grumbulluar prodhimin vendas të drithërave, nga gruri i prodhuar me mund e deri tek elbi e thekra, është nevojë jetike për shkak të përdorimit të drithit. Pse e kërkoj? Kosoja e këtij viti, që i ka detyruar bujqit, që të diskutojnë për çmimin. Kjo është kostoja e grurit për 1 dylym. Ajo që doja të theksoja, spërkatja e mekanizmat për proceset zëjnë gati 60% të kostove.  Për këtë arsye i kërkoj qeverisë që të merret me rregullimin e cmimeve, të merret me analizimin e kostove. Të blihet i gjithë gruri i fermerëve. Në rast se është problem tatimi mbi vlerën e shtuar, a këtu nuk ju ndihmoj dot.

Kërkoj që të futet dhe ushqimi i kafshëve në prodhim, janë në vështirësi shumë të madhe. E treta, insistoj për çmimin e plehut. Nëse do të vazhdojmë me këto cmime, kostot do të rriten akoma më shumë.  E fundit, e rëndësishme është koha. Çmimi i naftës ka brenda tij cmimin që lëviz në vendet ndërkombëtare, ka kosto por insistoj që të mbrojmë konkurencën. Shitja me ato çmime prej tyre vë në diskutim tabelat e çmimeve të kompanive të mëdha. '- tha Braçe.

erion brace seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll