Art&Argëtim

Fitoi gjyqit kundër Amber Heard, Johnny Depp feston sot ditëlindjen

Ai konsiderohet si një nga aktorët më të pashëm të hollivudit edhe pse është 59-vjeçar.

9 Qershor 2022, 14:31 Nga j.c
Fitoi gjyqit kundër Amber Heard, Johnny Depp feston sot ditëlindjen
Johnny Depp

SHBA- Aktori Johnny Depp feston sot ditëlindjen e tij dhe mbush 59-vjeç. Ky vit do të jetë i veçantë për të pasi ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Sipas Metro, që pas gjyqit të famshëm me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard, publiku riktheu vëmendjen nga aktori.

Fansat kanë vërshuar në mediat sociale për ditëlindjen e tij duke vendosur hashtagun #HappyBirthdayJohnnyDepp. Ai konsiderohet si një nga aktorët më të pashëm të hollivudit edhe pse është 59-vjeçar. Depp gjatë gjithë jetës së tij është shoqëruar me femra të bukura. Emri i Johnny Depp bën pjesë edhe në librin Guinness, si aktori më i paguar ndonjëherë.

johnny depp amber heard

Sondazh

Poll