Art&Argëtim

Mbretëresha tërhiqet nga hapja e ceremonisë së Lojërave të Commonwealth për shkak të gjendjes shëndetësore

Princi i Uellsit do të jetë në vend të nënës së tij në ceremoninë e hapjes muajin e ardhshëm.

9 Qershor 2022, 10:01 Nga DOSJA
Mbretëresha tërhiqet nga hapja e ceremonisë së Lojërave
Mbretëresha Elizabeta II

MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeta II nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Commonwealth të kësaj vere në Birmingham, ndërohë që përfaqësuesi i saj do të jetë Princin Charles. 

Sipas Daily Mail, figura të larta rreth garës sportive kanë thënë se shkaku i mungesës së saj në lojërat Commonëealth është gjendja shëndetësore. Princi i Uellsit do të jetë në vend të nënës së tij në ceremoninë e hapjes muajin e ardhshëm. Pjesmarrës do të jenë edhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ka të ngjarë të marrin pjesë brenda disa ditësh, ndoshta së bashku me fëmijët e tyre. Konti dhe kontesha e Wessex dhe Princesha Anne do të jenë gjithashtu pjesëmarrës të profilit të lartë. 

Mbretëresha është mbrojtëse e Federatës së Lojërave të Commonwealth dhe ka humbur vetëm një nga garat në shtatë dekadat e fundit, ndërsa Princi Eduard është zëvendës mbrojtës. 

Monarkes 96-vjeçare në muajt e fundit i është dashur të anulojë një sërë angazhimesh për shkak të asaj që Buckingham Palace e përshkruan si 'probleme episodike të lëvizshmërisë'.

Sondazh

Poll