Art&Argëtim

VD- Humbi të atin, Enca: Ka ndikuar shumë te unë, s'dua të dukem e dobët në publik

Këngëtarja është shprehur se e ka vuajtur shumë mungesën e të atit, por tashmë thotë se e ka me vete gjithë kohës edhe pse jo fizikisht.

9 Qershor 2022, 08:14 Nga A.B
VD- Humbi të atin, Enca: Ka ndikuar shumë te unë, s'dua
Enca

TIRANË- Në pamje të parë këngëtarja Enca Haxhia duket si një vajzë e fortë mirëpo mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” deklaroi se ndarja nga jeta e të atit e ka prekur shumë. Këngëtarja është shprehur se e ka vuajtur shumë mungesën e të atit, por tashmë thotë se e ka me vete gjithë kohës edhe pse jo fizikisht.

Armina: A ka ndikuar largimi i babait tënd nga jeta tek mbyllja jote në vetvete?

EncaAi ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës time, sigurisht që ka ndikuar shumë edhe pse nuk dua të shfaqem kurrë e dobët në publik apo që njerëzit të më donin se po ndihem keq. Nga njëra anë ndihesha mirë që njerëzit më shkruanin dhe më mbështesnin por nuk dua të jem ai person. Sigurisht që ka ndikuar por mendoj se ka qenë pjesë e procesit të rritjes time, dhe ka qenë pjesë e vendimit që mora të pushoj e të meditoj. Në fakt një gjë që e shoh gjithmonë dhe e evidentoj tek vetja ime është ngjashmëria me babin dhe them është me mua gjithë kohës është pjesë e imja. Mami është shoqja ime e ngushtë. Mami më shoqëron ku mundet, kur e shohin të gjithë më thonë a është motra? Dhe unë i them po është motra.

enca

Sondazh

Poll