Art&Argëtim

Paloma tregon marrëdhënien me partnerin: Më zhvesh gjithmonë kur pi...

Paloma tha se partneri i saj është shumë i kujdesshëm dhe e trajton si ‘bebe’ kur ajo dehet.

8 Qershor 2022, 22:37 Nga DOSJA
Paloma tregon marrëdhënien me partnerin: Më zhvesh gjithmonë
Rudina Demneri

TIRANË- Gazetarja Rudina Demneri që njihet nga të gjithë si Paloma ka treguar raportin që ka me bashkëshortin e saj pas daljes nga BBV. E ftuar në emisionin "Ftesë në 5", Paloma tha se partneri i saj është shumë i kujdesshëm dhe e trajton si ‘bebe’ kur ajo dehet.

“Në raste të rralla ku pi bëhem shumë keq dhe më kap me këto reflukset. Burri më mban kokën me shumë dashuri dhe kujton ato momentet e tij e thotë: “Ç’të duhet ty me këto punë?” Më vesh, më zhvesh, më heq rrobat, më vendos peshqirin, çfarë nuk bën, më trajton si bebe në ato momente dhe them: “A të pi prap?” Ndaj është marrëdhënia e bukur,” tha ajo.

Sondazh

Poll