Art&Argëtim

Habit Armina Mevlani: Nëse do bëja burg do ishte vetëm për kafshë e fëmijë…

Armina Mevlani tha se nëse do të kishte ndonjëherë probleme me ligjin, do të ishte sepse do u dilte në mbrojtje kafshëve.

8 Qershor 2022, 22:14 Nga k.m
Habit Armina Mevlani: Nëse do bëja burg do ishte vetëm për
Armina Mevlani

TIRANË- Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka treguar edhe njëherë pasionin e saj për kafshët dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Gjatë emisionit “Goca&Gra”, Armina Mevlani tha se nëse do të kishte ndonjëherë probleme me ligjin, do të ishte sepse do u dilte në mbrojtje kafshëve.

“Unë jam angazhuar që në moshë të vogël dhe me këta djemtë e lagjes që keqtrajtonin kafshët, unë bëhesha agresive. Nëse unë ndonjëherë do kisha probleme me ligjin, e do haja burgun, është nëse dikush keqtrajton një kafshë apo fëmijë. Do i dilja në mbrojtje me ç'të kisha,”-tha ajo.

I gjithë reagimi i saj ka ardhur pasi ka parë videot që janë bërë virale në rrjet, ku persona janë kapur në kamera duke keqtrajtuar kafshë.

Sondazh

Poll