Aktualitet

I mbyturi në Vlorë ka ndërruar jetë prej ditësh, dyshohet të jetë hedhur i vdekur në det, trupi është dekompozuar

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo detaje nga ngjarja.

9 Qershor 2022, 14:25 Nga F.M
I mbyturi në Vlorë ka ndërruar jetë prej ditësh,
Vlorë

VLORË- Personi që u gjet i mbytur në bregdet të Vlorës rezulton të ketë ndërruar jetë shumë ditë më parë. Trupi është pikasur nga kalimtarët të rastit mesditën e sotme në Molin e Vjetër në Vlorë. Ai ndodhet ende në det në kalatat e portit të Vlorës, ku grupi hetimor që ka rrethuar zonën, ka dalë në përfundimin se është gjysmë i dekompozuar.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo detaje nga ngjarja, por paraprakisht dyshohet të jetë hedhur i vdekur në det. Pritet njoftimi zyrtar që të mund të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen.

vlore moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll