Aktualitet

I mbaron mandati/ Largohet Përparim Kalo, Gjykata Kushtetuese mbetet me 7 anëtarë

Ai është larguar nga funksioni i lartë shtetëror përpara se sa të zëvendësohej nga KED, pasi atij i kishte mbaruar mandati më 8 prill.

9 Qershor 2022, 13:42 Nga DOSJA
I mbaron mandati/ Largohet Përparim Kalo, Gjykata Kushtetuese mbetet me 7
Perparim Kalo

TIRANË- Përparim Kalo ka paraqitur dorëheqjen për t'u larguar nga Gjykata Kushtetuese. Ai është larguar nga funksioni i lartë shtetëror përpara se sa të zëvendësohej nga KED, pasi atij i kishte mbaruar mandati më 8 prill.

Për pasojë, trupa kushtetuese nga 8 anëtarë që kishte, ka mbetur me 7. Prej tyre dy janë me mandat të përfunduar, Vitore Tusha dhe Altin Binaj dhe qëndrojnë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre.  

Ligji parashikon se KED i përcjell organit të emërtesës, në këtë raste Presidentit, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë listën e kandidatëve të renditur dhe secili organ, zgjedh mes tre emrave të parë.  

perparim kalo gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll