Aktualitet

Përleshje mes 4 personave në Itali, nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e shqiptarit

Një nga nigerianët e përfshirë në përleshje kafshoi dhe i shkëputi një pjesë të gishtit të dorës së djathtë të kundërshtarit të tij shqiptar dhe më pas e gëlltiti atë. 

9 Qershor 2022, 14:17 Nga d..a
Përleshje mes 4 personave në Itali, nigeriani kafshon dhe gëlltit
Pamje nga vendngjarja

ITALI- Një përleshje e dhunshme me çadra ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku nuk kanë munguar oditjet me grushta, shtytje mes disa shqiptarëve dhe nigerianëve në Itali.

Sipas mediave vendase, një nga nigerianët e përfshirë në përleshje kafshoi dhe i shkëputi një pjesë të gishtit të dorës së djathtë të kundërshtarit të tij shqiptar dhe më pas e gëlltiti atë. Skena horror para së cilës u gjend policia ishte vetëm epilogu i një përleshjeje të ashpër trup me trup që ndodhi mes katër të rinjve, dy shqiptarë dhe dy afrikanë, në plazhin e Riminit.

Natën mes të hënës dhe të martës së kaluar, plazhi i frekuentuar zakonisht nga të rinjtë dhe familjet u shndërrua në një arenë. Përleshja filloi rreth orës 3 të mëngjesit dhe ishte shumë e dhunshme. Të alarmuar nga britmat, rojet e sigurisë në detyrë në ambientet e plazhit të lokalitetit Romagna ndërhynë për të ndalur sulmin. Në atë moment katërshja vazhdonte të luftonte mes shezlloneve dhe ombrellave ku më pas në vendngjarje ka ndërhyrë policia.

Ndërkohë një nga protagonistët e sherrit kishte arritur të arratisej, ndërsa tre të tjerë u arrestuan. Mes tyre edhe shqiptari me gishtin e prerë dhe 25-vjeçari nigerian që e kishte kafshuar para se ta hante. Detaji i tmerrshëm doli në një moment të mëvonshëm, pasi policia kishte qetësuar situatën dhe kishte ndarë palët. Akuza për tre të përfshirët është për zënkë e rëndë, ndërsa për nigerianin lëndime shumë të rënda dhe akte të kanibalizmit.

Dhuna, siç tregohet nga protagonistët në komisariat, do të ishte shkaktuar nga një rivalitet dashurie, por hetuesit nuk do të binden shumë nga ky version, i cili për më tepër nuk do të kishte gjetur prova për momentin.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll