Bota

Rrëzohet një avioni ushtarak në Kinë, vdes 1 person

Piloti dhe civilët e plagosur u dërguan në spital

9 Qershor 2022, 14:08 Nga d.d
Rrëzohet një avioni ushtarak në Kinë, vdes 1 person
Foto ilustruese

KINË-Një aeroplan ushtarak në Kinë, është rrëzuar sot në një zonë të banuar si pasojë ka vdekur një person dhe dy janë plagosur.

Sipas CNN, aeroplani, është një avion J-7 i Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, i cili ishte në një mision për stërvitje në provincën Hubei kur u rrëzua. Rrëzimi i tj ka dëmtuar disa shtëpi.

Piloti, ka pësuar lëndime të lehta, ai u hodh nga avioni me parashutë në tokë përpara se të rrëzohej avioni. Si piloti ashtu edhe civilët e plagosur u dërguan në spital. Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

kine

Sondazh

Poll