Bota

Komisioni hetimor nis shqyrtimin e djegies së spitalit modular në Tetovë dhe aksidentit në Bullgari

Të dhënat për zjarrin në spitalin modular të Tetovës dhe aksidentit të autobuzit të kompanisë “Besa Trans” që ka ndodhur në Republikën e Bullgarisë janë rendi i ditës së Komisionit.

9 Qershor 2022, 13:46 Nga DOSJA
Komisioni hetimor nis shqyrtimin e djegies së spitalit modular në
Spitali modular i Tetovës

MAQEDONIA E VERIUT- Komisioni hetimor parlamentar në Maqedoninë e Veriut, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, ditën e sotme do të nisë diskutimet mbi dy tragjeditë më të mëdha në vend.

Të dhënat për zjarrin në spitalin modular të Tetovës dhe aksidentit të autobuzit të kompanisë “Besa Trans” që ka ndodhur në Republikën e Bullgarisë janë rendi i ditës së Komisionit.

Të dhënat për aksidentin e autobusit në Bullgari janë marrë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me kërkesë të kryetarit të Komisionit të përhershëm anketues, ndërsa për spitalin modular të Tetovës, nga deputetët Halil Snopçe dhe Elmi Aziri.

Para anëtarëve të Komisionit të përhershëm anketues janë raportet vjetore të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2021, si dhe të Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2021, ndërsa duhet të rishikohet edhe raporti për punën e Komisionit Ndërinstitucional për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2020.

Autobusi “Besa Trans” u përplas më 23 nëntor në orët e hershme të mëngjesit në autostradën Struma të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë dhe duke plagosur shtatë.

Sondazh

Poll