Bota

Open Balkan në Ohër, Kurti: Serbia s'na njeh ende pasaportat, të hapet ndaj Kosovës

Ai tha gjithashtu se Serbia nuk ua njeh pasaportat qytetarëve të Kosivës. 

9 Qershor 2022, 14:22 Nga F.M
Open Balkan në Ohër, Kurti: Serbia s'na njeh ende pasaportat,
Albin Kurti

KOSOVË- Albitn Kurti, kryeministri i Kosovës nuk pranon t'i bashkohet Ballkanit të Hapur. Një ditë pas mbajtjes së Samiti në Ohër, ai është shprehur se Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE, përbehet nga 6 shtete që nuk mund të bashkohen pasi ka ende vende që s'i kanë vënë sanksione Rusisë, referuar Serbisë. Ai tha gjithashtu se Serbia nuk ua njeh pasaportat qytetarëve të Kosivës. 

'Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit, Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE, përbehet nga 6 shtete, këto s’mund të trajtohen bashkë, sepse kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës. Nëse një qytetar i Kosovës dëshiron të shkojë në Serbi, edhe qoftë për të vizituar të afërmit në Preshevë, Medvegj e Bujanoc, ose për të kaluar transit nëpër atë shtet, nuk i pranohet pasaporta, nëse e tregon kartën e identitetit, ajo merret vetëm për t’i thithur të dhënat biometrike. Pa të 6-ta shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk ka “Open Balkan”. E mbështesim qëndrimin amerikan se s’mund të ketë ‘Ballkan të Hapur’ të themeluar si iniciativë përderisa s’janë 6 shtete, është mirë një herë të shikohet a janë të 6 shtetet. Të mos e mundojnë as veten e tyre, sepse nuk janë 6 shtetet, nuk ka ‘Ballkan të Hapur’”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

I pyetur nga KosovaPress për ofertën e Vuçiçit për këmbimin e linjitit me energji elektrike serbe, Kurti tha se kjo është një përpjekje e tij që nga projekti i shkëmbimit të territorit të kalojë në shkëmbimin e qymyrit.

“Kjo është një përpjekje e presidentit autoritar të Serbisë që të kalojë nga projekti i dështuar i shkëmbimit të territoreve, në këtë të shkëmbimit të qymyrit. Pra në vend të territorit të Kosovës, po kërkon qymyr nga Kosova, por ai duhet që të njoh pavarësinë e Kosovës, t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë dhe duhet të distancohet nga presidenti despotik, Putin, përveçse nga Millosheviqi, ministër i të cilit ka qenë atëherë” , theksoi Kurti.

Samiti në Ohër u mbajt një ditë më parë ku u firmosën katër marrëveshje. Ndryhse nga më herët, në këtë takim mori pjesë edhe Mali i Zi e Bosnje Hercegovina që zyrtarisht nuk janë bërë pjesë e nismës. Të gjithë ftuan Kurtin që tu bashkohet. 

albin kurti ballkani i hapur

Sondazh

Poll