Bota

Brazili shton kërkimin për gazetarin Dom Phillips, i zhdukur që të dielën

Hetuesit thanë se tani kishin vendosur 250 anëtarë të forcave të sigurisë për të marrë pjesë në kërkim

9 Qershor 2022, 13:33 Nga d.d
Brazili shton kërkimin për gazetarin  Dom Phillips, i zhdukur që
Dom Phillips

BRAZILA-Brazili ka shtuar kërkimet për gazetarin britanik Dom Phillips, 57 vjeç, dhe ekspertin indigjen brazilian, Bruno Pereira, 41 vjeç, pasi u kritikua për reagimin e ngadaltë ndaj zhdukjes së tyre. Të dy u zhdukën në pyllin tropikal pranë kufirit të Brazilit me Perunë të dielën.

Sipas BBC, nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre apo varkës me të cilën po udhëtonin. Hetuesi kryesor tha se ekipi i tij "po ndiqte të gjitha linjat e hetimit".

Gruaja e Philips Alessandra Sampaio, tha: "Shpresoj që dashuria e jetës sime të gjendet i gjallë".

Hetuesit thanë se tani kishin vendosur 250 anëtarë të forcave të sigurisë për të marrë pjesë në kërkim.

Ekipi i kërkimit përfshin zhytës dhe ekspertë në terrenin e xhunglës. Dy helikopterë, më shumë se një duzinë varka dhe drone.

dom phillips bruno pereira

Sondazh

Poll