Bota

Pasi doli pozitiv me Covid-19 Stoltenberg diagnostifikohet me herpes, zyrtari: Do punojë nga shtëpia

Stoltenberg rezultoi pozitiv me koronavirus në mes të majit ku ai po shfaqte simptoma të lehta në atë kohë dhe po punonte nga shtëpia, sipas një zëdhënësi të Aleancës.

9 Qershor 2022, 13:53 Nga d.a
Pasi doli pozitiv me Covid-19 Stoltenberg diagnostifikohet me herpes, zyrtari:
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është diagnostikuar me herpes zoster dhe për këtë arsye do të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara në Gjermani dhe Rumani vetëm në distancë, tha sot një zyrtar i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm do t'i bëjë kontaktet e tij të planifikuara në Gjermani dhe Rumani nga distanca dhe jo drejtpërdrejt. Ai u diagnostikua me herpes, që mund të ndodhë pas COVID-19, dhe planifikon të punojë nga shtëpia”, tha zyrtari.

Stoltenberg rezultoi pozitiv me koronavirus në mes të majit ku ai po shfaqte simptoma të lehta në atë kohë dhe po punonte nga shtëpia, sipas një zëdhënësi të Aleancës. Herpes zoster është një infeksion viral që shfaqet me riaktivizimin e virusit varicella-zoster. Zakonisht është një skuqje dermatomale e dhimbshme, por e vetëkufizuar. Simptomat zakonisht fillojnë me dhimbje përgjatë zonës së prekur.

Stoltenberg ishte planifikuar të takohej sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe nesër, të premten, me liderët e Rumanisë, Polonisë dhe Hungarisë në Bukuresht.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll