Bota

SHBA rikthen dënimin me vdekje, planifikohen ekzekutimet deri në janar të 2020

25 Korrik 2019, 17:35 Nga DOSJA
SHBA rikthen dënimin me vdekje, planifikohen ekzekutimet deri në janar

SHBA- Qeveria federale e SH.B.A.-së do të rifillojë ekzekutimin e të burgosurve me vdekje pas një ndalimi 16-vjeçar, ka njoftuar departamenti i drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr tha në një deklaratë se ai kishte drejtuar Byronë e Burgjeve për të caktuar ekzekutimet e pesë të burgosurve.

William Barr tha se të pestë ishin dënuar për vrasje ose përdhunime të të miturve dhe të moshuarve.

Ekzekutimet janë planifikuar për dhjetor 2019 dhe janar 2020.

“Departamenti i Drejtësisë mbështet sundimin e ligjit dhe ne i detyrohemi viktimave dhe familjeve të tyre për të vazhduar dënimin e vendosur nga sistemi ynë i drejtësisë.”– ka deklaruar  Barr.

Barr ak deklaruar se ekzekutimet do të rifillojnë me vdekjen e pesë të burgosurve të dënuar për vrasje, torturim dhe për dhunimin e të miturve.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota rikthehet denimi me vdekje shtetet e bashkuara te amerikes rikthehet denimi me vdekje shtetet e bashkuara te amerikes

Sondazh

Poll