Bota

Shefi i OKB: Lufta mund të sjellë një valë urie dhe mjerimi

Kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim

9 Qershor 2022, 08:43 Nga d.d
Shefi i OKB: Lufta mund të sjellë një valë urie dhe mjerimi
Antonio Guterres

SHBA-Shefi i Organizatës së Shteteve të Bashkuara Antonio Guterres, ka deklaruar se pasojat për botën nga pushtimi rus në Ukrainë po përkeqësohen, duke prekur 1.6 miliardë njerëz.

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar. Lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj", tha Guterres.

Ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, viti i ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëroi Guterres.

Gjithashtu dhe Italia ka paralajmëruar se miliona persona mund të vdesin nga uria në rast se Rusia nuk liron portet e Ukrainës në Detin e Zi.

Sondazh

Poll