Bota

David Attenborough merr titullin e dytë të kalorësisë nga Mbretëresha

Dokumentarët e tij u shfaqën gjithashtu në një segment në koncertin Jubile të Platinumit të mbajtur jashtë Pallatit Buckingham fundjavën e kaluar.

9 Qershor 2022, 08:18 Nga j.c
David Attenborough merr titullin e dytë të kalorësisë nga
David Attenborough

MBRETËRIA E BASHKUAR- Autori dhe historiani Sir David Attenborough ka marrë titullin e dytë të kalorsisë nga Princi i Uellsit për shërbimet në TV. Princi Charles i dha nderin Sir David në një ceremoni në Kështjellën Windsor të mërkurën.

Ajo iu dha historiani si mirënjohje për dokumentarët e tij të fundit rreth botës dhe fushatës së tij për ndryshimet klimatike. Sipas BBC, David, 96-vjeç u shpall kalorës nga Mbretëresha në vitin 1985. Çmimi i fundit, Knight Grand Cross i Urdhrit të Shën Michael dhe Shën Gjergjit, është një nder edhe më prestigjioz.

Dokumentarët e tij "Blu Planet" u shfaqën gjithashtu në një segment në koncertin Jubile të Platinumit të mbajtur jashtë Pallatit Buckingham fundjavën e kaluar.

Sondazh

Poll