Aktualitet

Çmimi stratosferik i naftës/ Sot qytetarët fikin makinat në të njëjtën kohë (THIRRJA)

Sot, në orën 12:00, qytetarët do të fikin makinat në mes të rrugës, kudo që të jenë.

9 Qershor 2022, 08:29 Nga DOSJA
Çmimi stratosferik i naftës/ Sot qytetarët fikin makinat
Nafta

TIRANË- Qytetarët shqiptarë protestojnë sot! Shkak është bërë rritja drastike e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit. Në rrjetet sociale është bërë thirrje për një protestë e cila do të jetë ndryshe nga herët e kaluara.

Sot, në orën 12:00, qytetarët do të fikin makinat në mes të rrugës, kudo që të jenë. Nuk dihet se sa do të arrihet kjo protestë, e cila mbahet me të drejtë, pasi çmimi i naftës ka kapur shifër marramendëse vetëm në Shqipëri.

Çmimi stratosferik i naftës/ Sot qytetarët fikin makinat

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.

proteste rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll