Aktualitet

U përplasën nga 'G-Class' teksa po kalonin në vijat e bardha, del nga spitali çifti Konomi

Çifti Konomi kanë lënë ditën e sotme spitalin e 'Traumës' pasi gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar.

9 Qershor 2022, 07:55 Nga DOSJA
U përplasën nga 'G-Class' teksa po kalonin në vijat e
Aksidenti

TIRANË- Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës” janë në gjendje të mirë shëndetësore. Çifti Konomi kanë lënë ditën e sotme spitalin e 'Traumës'. Dosja.al raportoi e para ngjarjen e rëndë që la të shokuar kalimtarët dhe çdo person që pa momentin e përplasjes. (LEXO KËTU)

I rëndë ishte momenti kur më 8 Mars, mjeti 'G-Class', i drejtuar nga Ajas Sulejmani, përplasi në vijat e bardha çiftin Konomi, i cili ishte me foshnjen e tyre 3 muajshe. Për fat të mirë vogëlushja shpëtoi mrekullisht pa lëndime serioze mirëpo la të lënduar rëndë prindërit. Pas përplasjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes mirëpo u arrestua më vonë në një klinikë private. Suljemani justifikoi largimin duke thënë se e bëri për vajzën e tij të vogel, që ndodhej me të në momentin që ndodhi aksidenti. 

Sulejmani, ishte duke lëvizur me 140 km/orë dhe nën ndikimin e substancave narkotike. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike

aksident

Sondazh

Poll