Bota

VD- Rrëzohet avioni ushtarak në Kaliforni, 4 viktima, kërkohet për trupin e pestë

Sipas autoriteteve, avioni u rrëzua në Imperial County, pranë një autostrade. Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi aksidentin ajror.

9 Qershor 2022, 07:26 Nga A.B
VD- Rrëzohet avioni ushtarak në Kaliforni, 4 viktima, kërkohet
Avioni

SHBA- Një avion ushtarak që fillimisht u tha se po transportonte materiale bërthamore u rrëzua në Kaliforni, raportoi “Dailymail”, ndërsa dyshohet se 4 anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur. Aktualisht kërkimet vijojnë për të gjetur anëtarin e pestë të ekuipazhit, i cili është zhdukur.

Sipas autoriteteve, avioni u rrëzua në Imperial County, pranë një autostrade. Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi aksidentin ajror.

Autoritetet thonë se është ‘një avion luftarak me shumë funksione të përbashkëta’ i cili ka performancën vertikale të një helikopteri dhe shpejtësinë dhe rrezen e një avioni me krahë fiks.

MV-22B Osprey është një avion tiltrotor, i ndërtuar nga Boeing, i cili mund të mbajë 24 trupa luftarake marine, sipas Military.com.

Boeing thotë se është 'një avion luftarak me shumë funksione të përbashkëta' i cili ka performancën vertikale të një helikopteri dhe shpejtësinë dhe rrezen e një avioni.

Sondazh

Poll