Art&Argëtim

Armina Mevlani ngre zërin: S'më intereson fare! As PD, as PS, nuk kanë punuar për kafshët

Por kanë gjetur si zgjidhje të vetme, vetëm vrasjen e tyre.

8 Qershor 2022, 21:24 Nga k.m
Armina Mevlani ngre zërin: S'më intereson fare! As PD, as PS, nuk
Armina Mevlani

TIRANË- Blogerja e njohur, Armina Mevlani duket se kafshët i ka pikë të dobët. Sot në emisionin “Goca dhe Gra”, Armina tha se asnjëherë, asnjë prej qeverive nuk ka bashkëpunuar me shoqatat për të ndihmuar kafshët endacake. Por kanë gjetur si zgjidhje të vetme, vetëm vrasjen e tyre.

Shiko minutën e 4

"Ne nuk kemi një strehë për kafshët. Nuk bashkëpunon asnjë. Unë ta them personalisht që nuk bashkëpunojnë. Nuk ka lidhje as PD, as PS, asnjëherë nuk është bashkëpunuar. Janë vrarë kafshët e sterilizuara. Ma kanë vrarë mua qenin tim, kur e mbaja tek mami. Kam vuajtur se ishte qen shumë i mirë. I helmojnë dhe i vrasin me pushkë. Është problem i madh se duam që të hyjmë në Europë dhe po vrasim akoma kafshët,"-thotë blogerja. 

Mesa duket nga kritikat nuk ka përjashtuar as PD, edhe pse babai i të fejuarit të saj Shkëlzenit, është kryedemokrati Sali Berisha.

Sondazh

Poll