Aktualitet

Open Balkan, Bushati: Prezenca e Kurtit do e çonte përçarjen Tiranë-Prishtinë në tavolinë Ballkanike

I ftuar në emisionin Open në News 24, Bushati tha se nuk është vetëm Kosova që e ka refuzuar këtë nismë por janë tre shtete.

8 Qershor 2022, 22:07 Nga I.A
Open Balkan, Bushati: Prezenca e Kurtit do e çonte përçarjen
Andi Bushati

TIRANË- Analisti Andi Bushati tha se Open Balkan është një projekt Rama-Vuçiç dhe se sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim të drejtë duke mos iu bashkuar këtij projekti. I ftuar në emisionin Open në News 24, Bushati tha se nuk është vetëm Kosova që e ka refuzuar këtë nismë por janë tre shtete.

“Nuk ka refuzuar vetëm Kosova, janë tre shtete që kanë refuzuar. Kam parë që japin foto me pesë. Ballkani i hapur është ajo që u nënshkrua, jo ajo që u bë muhabet. Ballkani i hapur është Serbi, Maqedoni, Shqipëri. A duhet të merrte pjesë Albin Kurti? Besoj se jo. Kjo sepse Kosovës nuk i leverdis të hyjë në një treg ë përbashkët me kushte diskriminuese. Kurti thotë që është për treg të përbashkët, por i mbikëqyrur nga BE. Përse është i rrezikshëm sepse nuk ka ombrellë. Është e vështirë për këdo lider të Kosovës, të hyjë në një projekt rajonal kur e di që shoku vëllain e tij kryesor e ka partner me armikun e vet. Ky është një projekt Rama-Vuçiç, për të cilin Edi Rama që ka detyrim Kushtetues të mbrojë të gjithë interesat e shqiptarëve duhet  të ishte krah Kosovës, por ai e ka  akuzuar Kosovën se nuk ecën dialogu Prishtinë-Beograd. Nuk pranon të votojë për gjenocidin serb. Prezenca  e Albin Kurtin në atë tavolinë do e çonte përçarjen Tirana-Prishtinë në një tavolinë Ballkanike. Kemi dy qeveri me qëndrime kundër për këtë çështje. Pra mendoj që Rama bën keq që e vazhdon projektin dhe Albin Kurti bën mirë që refuzon të jetë pjesë”, tha  Bushati.

Sondazh

Poll