Bota

Mbytet anija në Libi, të paktën 150 emigrantë të vdekur

25 Korrik 2019, 15:05 Nga DOSJA
Mbytet anija në Libi, të paktën 150 emigrantë të vdekur

LIBI- Të paktën  150 emigrantë kanë mbetur të vdekur si shkak i përmbytjes së një anijeje në brigjet e Libisë këtë të enjte.

Raportet  tregojnë se mbi njëqind vetë janë vrarë në incidentin jashtë bregut të Al Khoms në bregdetin mesdhetar të vendit.

Ndërsa 125 të mbijetuarit janë shpëtuar nga anija e fundosur sipas UNHCR-së.

Ata po marrin ndihmën e parë mjekësore nga Qendra Mjekësore Ndërkombëtare.

Por nëse shifrat e raportuara për të vdekurit dhe të lënduarit janë të vërteta, kjo mund të shënojë humbjen më të madhe të njerëve në Mesdheun qendror të vitit 2019.

“Lajme tragjike për një anije të mbytur në brigjet e Al Khoms”- ka shkruar në rrjetet sociale Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët tani po bën thirrje për shtimin e rrugëve të sigurta nga Libia dhe një kufizim të emigrantëve dhe refugjatëve në vend.

Mesdheu njihet si kalimi më vdekjeprurës për migrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë Evropën.

Vetëm për vitin 2017, kanë vdekur dhe janë humbur të paktën 3,139 emigrantë, sipas të dhënave të OKB-së.

Marrë dhe përshtatur nga Dailymail

(A.C/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 150 te vdekur ne libi mbytet anija me emigrante ne brigjet e al khoms 150 te vdekur ne libi mbytet anija me emigrante ne brigjet e al khoms

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2019, 10:34

Kinë-54-vjeçarja, Li Yanxia, e cila dikur u përshëndet si një filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve, është dënuar me 20 vjet burg. Ajo u shpall fajtore...