Politike

Mblidhet sekretariati i PD-së, Noka: Jemi në veprim politik

Me anë të një postimi në Facebook, Noka shkruan se me sekretariatet ka diskutuar rreth sfidave në të cilat ndodhet PD-ja dhe për përpilimin e strategjive të veprimit.

8 Qershor 2022, 18:04 Nga I.A
Mblidhet sekretariati i PD-së, Noka: Jemi në veprim politik
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka mbledhur në takim sekretariatet në selinë blu. Me anë të një postimi në Facebook, Noka shkruan se me sekretariatet ka diskutuar rreth sfidave në të cilat ndodhet PD-ja dhe për përpilimin e strategjive të veprimit.

Postimi i Plotë:

PD në veprim dhe aksion politik. Në mbledhjen e parë me sekretariatin e Partisë Demokratike diskutuam rreth sfidave përballë të cilave ndodhet PD dhe përpilimin e menjëhershëm të strategjive dhe planeve të veprimit sipas sektorëve përkatës. Suksese dhe punë të mbarë kolegëve të sekretariatit!

Sondazh

Poll