Politike

VD-Nafta kap çmim rekord, 58 lekë më shumë se në Maqedoninë e Veriut, Rama: S'gjej lidhje

Kryeministri shmangu përgjigjen dhe vijoi me të tjera pyetje.

8 Qershor 2022, 18:00 Nga F.M
VD-Nafta kap çmim rekord, 58 lekë më shumë se në
Edi Rama

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje kur është pyetur në lidhje me arsyet që e shtrenjtojnë çmimin e naftës në Shqipëri. I pyetur nga gazetarët për diferencën mes vendit tonë ku nafta ka nisur të shitet me 258 lekë për litër e Maqedoninë e Veriut ku është 200 lekë, Rama u shpreh se nuk gjen dot asnjë lidhje mes tyre.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Sa konkurrues është për biznesin shqiptar Ballkani i Hapur, me daljen në një treg të hapur të
përbashkët në kushtet kur ata duhet të paguajnë për transportin më shumë se çdo anëtar tjetër
ose çdo biznes në vendet e tjera të Ballkanit të Hapur? Sot nafta është në vlerën 258 lek,
ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, ku jemi sot, është 150 dinarë, ose rreth 200 lekë me lekët
shqiptare, pra 58 lekë më pak se në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: Nuk e shoh lidhjen midis këtyre, tjetri.

Çmimi i naftës ka arritur çmimin rekord. Nga sot, do të shitet me 258 lekë/litri, 10 lekë më shumë se ç’shitej me herët. Ulje ka pësuar çmimi i benzinës me 1 lekë ndërsa gazi do të blihet 4 lekë më pak. Konkretisht benzina shitet me 243 lekë/litri, kurse gazi me 86 lekë/litri.

Sondazh

Poll