Politike

Zbardhen emrat për Komisionet e Reformës Territoriale&Zgjedhore! Nesër do votohen në Kuvend

Dy bashkëkryetarët do të jenë Benet Beci dhe Dhurata Çupi, ndërsa veç tyre, grupi do të përbëhet nga 16 anëtarë, nga 8 si tek maxhoranca, ashtu edhe tek opozita. Duke përfshirë këtu PD dhe aleatët.

8 Qershor 2022, 17:55 Nga k.m
Zbardhen emrat për Komisionet e Reformës Territoriale&Zgjedhore!
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Socialiste ka formuar grupin e deputetëve që do të angazhohen për Komisionin për Reformën Territoriale dhe atë të Zgjedhores, emrat e të cilëve do të miratohet ditën e nesërme në seancën parlamentare. Dy bashkëkryetarët do të jenë Benet Beci dhe Dhurata Çupi, ndërsa veç tyre, grupi do të përbëhet nga 16 anëtarë, nga 8 si tek maxhoranca, ashtu edhe tek opozita. Duke përfshirë këtu PD dhe aleatët. Ndërkohë, më herët janë përcaktuar edhe emrat përbërës të komisionit të Refomës Zgjedhore ku Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkëkryetar së bashku me Damian Gjiknurin.

Komisioni për Reformën Territoriale

PS

Benet Beci (bashkëkyetare)
Baftjar Zeqo (anëtar)
Lavdërim Krashi (anëtar)
Fadil Nasufi (anëtar)
Anila Denaj (anëtar)
Eduart Ndreca (anëtar)
Anduel Tahiraj (anëtar)
Ilir Pendavinji (anëtar)
Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD

Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
Zef Hila (anëtar)
Andia Ulliri (anëtar)
Xhelal Mziu (anëtar)
Orjola Pampuri (anëtar)
Saimir Korreshi (anetar)
Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore

PS

Damian Gjiknuri (bashkëkryetar)
Blerina Gjylameti (anëtar)
Klotilda Bushka (anëtar)
Toni Gogu (anëtar)
Ermonela Felaj (anëtar)
Arben Pëllumbi (anëtar)
Blendi Klosi (anëtar)
Klevis Xhoxhi (anëtar)
Gledis Çeliku (anëtar zëvendësues)
Jurgis Çyrbja (anëtar zëvendësues)
Xhemal Qefalia (anëtar zëvendësues)

PD

Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)
Oerd Bylykbashi (anëtar)
Grida Duma (anëtar)
Dashnor Sula (anëtar)
Kreshnik Collaku (anëtar)
Lindita Metaliaj (anëtar)
Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)
Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)
Eralda Bano (anëtar zëvendësues)

Për ngritjen e dy Komisioneve u votua me 10 shkurt, ku opozita vendosi që të jepte votat për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut, duke marrë si këmbim akordin për nisjen e punimeve plenare për dy çështjet e lartpërmendura. Komisioni për Reformën Territoriale u miratua me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim ndërsa për Reformën Zgjedhore me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim. Të gjitha ndryshimet pritet që të implementohen në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në vitin që vjen. 

 

Sondazh

Poll