Bota

Macron: 14 shtete të BE arrijnë marrëveshjen mbi shpërndarjen e refugjatëve

25 Korrik 2019, 14:59 Nga DOSJA
Macron: 14 shtete të BE arrijnë marrëveshjen mbi

PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të hënë se  të paktën 14 shtete anëtare të BE-së kanë nënshkruar “mekanizmin e solidaritetit” për caktimin e azil kërkuesve në bllok.

Njoftimi erdhi pasi ministrat e punëve të jashtme të BE dhe ministrat e brendshëm u mblodhën në Paris për të diskutuar se si të shpërndajnë migrimin në të gjithë BE-në në rast se një anije në vështirësi po kërkon të vendosë në Evropë dhe pasi Italia këmbënguli që BE-ja të trajtojë këtë çështje.

“Përfundimi i takimit të mëngjesit është se, në parim, 14 shtete anëtare, në këtë fazë, kanë shprehur pajtimin e tyre me dokumentin franko-gjerman,” u tha Macron gazetarëve.

Unë mendoj se ende nuk kemi arritur qëllimin tonë, por ne kemi arritur shumë më tepër sesa kemi qenë më parë”, tha pas takimit shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas.

“Përpjekjet rreth shpëtimit në Mesdhe duhet të përfundojnë,” shtoi ai, duke thënë se ishte kërkuar një “koalicion i gatshëm.”

Ministrat kanë synuar të dalin me një mekanizëm që shmang situatat në Detin Mesdhe, ku anijet migrantë refuzohen në porte, pjesërisht sepse vendet pritëse e konsiderojnë të padrejtë, atëherë ata duhet të kontrollojnë të gjithë azilkërkuesit që vijnë përmes detit.

Presidenti francez tha më konkretisht se tetë vende të BE-së – Franca, Gjermania, Finlanda, Luksemburgu, Portugalia, Lituania, Kroacia dhe Irlanda kanë rënë dakord të ndajnë risistemimin e migrantëve të shpëtuar në Mesdhe.

Macron shtoi se gjashtë vende mbështetën në parim një plan franko-gjerman në bisedimet në Paris.

Por Italia nuk është pjesë e marrëveshjes së të hënën dhe ministri i brendshëm dhe zëvendëskryeministri, Matteo Salvini nuk morën pjesë në takim.

Në një koment të hënën në mbrëmje, Salvini tha se:”Italia nuk merr urdhra nga të tjerët dhe nëse Macron dëshiron të diskutojë mbi emigrantët, ai duhet të shkojë në Romë.”

Marrë dhe përshtatur nga Albaniandailynews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota azilkerkuesit emmanuel macron migracioni azilkerkuesit emmanuel macron migracioni

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2019, 10:34

Kinë-54-vjeçarja, Li Yanxia, e cila dikur u përshëndet si një filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve, është dënuar me 20 vjet burg. Ajo u shpall fajtore...